Kur kemi hyrë në katër muajt e fundit para zgjedhjeve parlamentare, partitë politike kanë intensifikuar angazhimin në terren për të bindur sa më shumë personalitete të fuqishme që do të kontribuojnë në qeverisje e ardhshme.
Aktive në terren është edhe partia e Ramush Haradinajt, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Kjo parti tashmë ka shtrirë edhe më shumë aktivitetin e saj jo vetëm në Kosovë, por edhe në diasporë.
Për të qenë sa më e shtrirë dhe më afër qytetarëve, AAK-ja po afron kuadro të rëndësishme edhe ne bastionin e PDK-në, në rajonin e Drenicës.
Ballkani.info mëson ekskluzivisht se një numër i madh i figurave të fuqishme nga Drenica shumë shpejt do të zyrtarizojnë bashkimin me AAK-në.
Këta emra të respektuar të Drenicës, thonë burimet tona, do të bëhen publik në ditët në vazhdim dhe janë të profileve të ndryshme të jetës publike.
Aty pritet të ketë edhe gjeneralë të UÇK-së, gjë që e vendos AAK-në fuqishëm në hartën elektorale të Drenicës.
Deri më tash partia e Haradinajt i ka bashkuar forcat me Nismën e Fatmir Limajt dhe dy grupacione tjera të intelektualëve vendor.
Ballkani.info do t’ju mbajë të informuar në kohë reale për këtë lëvizje të AAK-së. /Ballkani.info/







