Kosovare Asllani është renditur e teta në mesin e futbollisteve më të mira të botës, sipas “Goal.com”.

Në fakt, këto janë vota të lexuesve të uebfaqes që kryesisht merret me futboll, por nga lista e 50-të futbollisteve, Asllani ka qenë e teta më e votuara.

Mesfushorja nga Mitrovica që luan te klubi i Real Madridit dhe është reprezentuese e Suedisë e fitoi medaljen e argjendtë në Lojërat Olimpike pas disfatës në finale nga Kanadaja në penallti. Medalje të argjendtë fitoi edhe në “Rio 2016” kur u mposht nga Gjermania.

“Mesfushorja kreative ishte një nga lojtaret më të mira të garës. Shkëlqeu me Suedinë pas kampanjës me Real Madridin ku shënoi 16-të gola në total”, shkruan portali “Goal.com”.

E para në listë është Alexia Putellas që luan te Barcelona dhe përfaqësuesja e Spanjës.