Gllogoc: Burri rrah gruan

Një person ka rrahur gruan e tij si pasojë e një mosmarrëveshje, raporton Policia e Kosovës.

Viktima ka marrë ndihmën e nevojshme, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, përcjell Ballkani.info.

Rasti ka ndodhur para dy ditësh në Gllogoc.

Komunikata e Policisë:
Gllogoc 13.08.2019-20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër K/Shqiptare.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

loading…