Glauk Konjufca për shkarkimin e Goran Rakiqit: Nuk ki çka i bën, pas 8 orësh ta sjellin një Rakiq të ri

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca është pyetur rreth mundësisë së shkarkimit nga ana e kryeministrit Albin Kurti, të ministrit për Kthim dhe Komunitete, Goran Rakiq.

Ministri nga radhët e Listës Serbe, Goran Rakiq ka reaguar ashpër ndaj refuzimit për mbajtjen e referendumit serb në Kosovë. Ai madje kishte paralajmëruar edhe reciprocitet.

Konjufca që vije nga partia e Kurtit është munduar t’i bishtnoj përgjigjes për shkarkimin e ministrit serb.

Ai tha se edhe nëse shkarkohet Goran Rakiq, Lista Serbe do të dërgojë sërish një tjetër të ngjashëm me Rakiqin.

“Ti e shkarkon z Rakiq dhe mas tetë orëve Lista Serbe ta dërgojnë një tjetër. Edhe e shkarkon edhe atë. Mas 24 orëve ta bjen të tretin dhe ti e shkarkon dhe një vjen një situatë… që unë nuk po e kuptoj argumentin tuaj. Listën Serbe nuk mundesh me hjek prej qeverisë, e të gjitha ata që vijnë janë si Rakiqi. A e shkarkon Albini a jo nuk ka dallim. Edhe nëse e përjashton nuk bahet kurrgjë”, tha ai në Dukagjin.

Konjufca gjithashtu tha se Rakiq nuk mund të jap deklarata që cenojnë të kaluarën dhe të mohojë gjonocidin në Kosovë.

“Që Goran Rakiqi është ministër nuk ki çka bënë hiç, sepse ai i ka marrë votat dhe kryeministri nuk mundet me heqë. Kryeministri besoj që e ka konceptu që ai me qenë fort preciz në sjelljen e tij sa i përket dinjitetit tonë historiko-çlirimtaro të dimensionit, të sakrificës, gjenocidit”, tha ai.