Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka qenë shumë i ashpër në deklaratën e fundit, rreth zhvillimeve të fundit në vend ku KQZ-ja ka dërguar letër për “eliminimin” nga listat të disa kandidatëve.

Konjufca tha se Kushtetuesja ka shkelur kushtetutën fillimisht me interpretimin “qysh ka dasht” të saj, por akuzat e tij nuk u ndalën këtu, pasi ai tha se Valdete Daka është personi që po i ndihmon kapjes së shtetit, e që është kundër Albin Kurtit dhe dëshiron eliminimin politik të tij, transmeton Ballkani.info.

“KQZ duan eliminimin e Kurtit dhe VV-së, kanë dërguar një letër sugjestive, Valdete Daka po i ndihmon kapjes së shtetit”, u shpreh Konjufca në Rtv Dukagjini.

“Kurti u lejua të garojë në 2017 e 2019, ku u shpallë njeriu më i votuar, e interpretimet janë të qëllimshme”, shtoi ai./Ballkani.info/