“Gjyshi abuzoi me mua dhe motrën kur ishim të vogla”, trondit aktorja e famshme: E kontrollova mirë arkivolin e tij

Aktoja me famë botërore ka shkruar një libër me titullin “Bukuria e të jetuarit dy herë”. E në fakt aty tregohget se ajo ka mbijetuar më shumë se njëherë.

Përveç goditjes në tru që e la të paralizuar për disa kohë, përveç një operacioni në gjoks, Sharon Stone rrëfen edhe abuzimin nga gjyshi.

Në libër, Stone zboulon sesi kur ishin të vogla, gjyshi i futi në një dhomë atë dhe motrën e saj, dhe gjyshja mbylli derën me çelës. Më pas ai i ngacmoi seksualisht.

“Kur ai vdiq unë hapa arkivolin dhe e lëviza për të parë a kishte vdekur me të vërtetë, që të sigurohesha. U lumturova kur kuptova që ishte e vërtetë. Pashë motrën time në sy dhe ajo e kuptoi që tashmë gjithçka kishte marrë fund”, rrëfen aktorja me famë botërore.