Gjyqtari me një goditje e “çon në botën e çudirave” tifozin (VIDEO)

Një tifoz futbolli është “vënë në gjumë” nga një grusht i gjyqtarit anësor, që edhe luftëtarët e UFC do ta kishin zili, pasi është konfrontuar me të gjatë një ndeshjeje të shtunën.

Tifozi është futur në fushë për t’u ballafaquar me anësorin në fund të fitores 4-2 të Sport Club Bauru ndaj rivalëve të Atletico Itumbiara në një kompeticion kupe në Brazil.

Sipas gazetës braziliane O Popular, ai kishte kaluar shumicën e kohës duke hedhur objekte dhe duke ofenduar anësorin.

Në minutën 82’ ai futet në fushë për t’ia bërë të qartë se çfarë mendonte për të. Por grushti i anësorit e ka lënë të shtrirë në tokë.

Tifozët e tjerë, të tërbuar nga ajo që panë, janë futur në fushë dhe kanë filluar sherrin me anësorin.

Pas rreth 30 minutave situata është qetësuar dhe pjesa e mbetur e ndeshjes mund të vazhdonte.