Akuza të shumta ka pasur në referim gjatë këtij edicioni të Copa America që po mbahet në Brazil. Këto akuza më së shumti kanë qenë të theksuara pas ndeshjes Brazil-Argjentinë në fazën e gjysmëfinales.
Dhe duket se reputacioni i këtij edicioni do vazhdoj të përlyhet. Kjo për shkak se gjyqtari i finales, Roberto Tobar, ka qenë më parë i përfshirë në afera korruptive.
Tobar ka referuar mbrëmë në ndeshjen finale mes Brazilit dhe Perusë, gjithsesi atij i ishte ndaluar zeja e referimit gjatë vitit 2012 dhe 2013.
Sipas mediave kiliane, kjo është për shkak se një kohë shumë gjyqtarë mblidheshin gjatë natës për të luajtur bixhoz, për të pirë alkool dhe në ato takime vendosnin kush do referonte ndeshjet gjatë vikendit.
Humbësi i këtyre lojërave me bixhoz ishte i detyruar të referonte lojën që zyrtarisht ishte dashur të e bënte fituesi i lojës së bixhozit, si dhe të paguante vetë kostot e udhëtimit.







