Gjyqtari anglez godet sërish, feston si i çmendur në stadium

A lejohet që një gjyqtar të shfaqë simpatinë e tij për skuadrën që pëlqen? Si rregull jo, por jashtë kësaj çështje qëndron arbitri i Premier Leagues, Mike Dean.

50-vjeçari ka thyer sërish rrjetin në finalen e “play-off”-it të League Two, aty ku ekipi i tij i zemrës, Tranmere Rovers luante kundër Newport County.

Dean, ashtu si në çdo ndeshje tjetër të skuadrës, ishte i pranishëm në stadium. Takimi përfundoi 0-0 në 90 minuta, ndërsa në kohën shtesë, në minutën e 119′, shënon ekipi i Tranmere që siguron kalimin në League One (Kategoria e Tretë). Festa e gjyqtarit të njohur nuk mund të mungonte.