Gjyqtarët nga Bullgaria do ta ndajnë drejtësinë në ndeshjen La Florita – Ballkani

Kampioni i Kosovës, Ballkani e ka marrë sot rrugën drejt San Marinos për ta vazhduar aventurën në garat evropiane.

Skuadra nga Suhareka i nisi garat në rundin e parë eliminator të Ligës së Kampionëve, ku befasisht u eliminua nga Zalgirisi i Lituanisë.

Ndërkaq, tashmë, Ballkani ka rënë në Ligën e Konferencës, ku në rundin e dytë eliminator, do të ndeshet me La Floritan e San Marinos.

La Florita është nikoqire e Ballkanit në ndeshjen e parë që luhet nesër nga ora 20:45 në “San Marino Stadium”.

Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA ka publikuar tashmë delegimin e gjyqtarëve për këtë ndeshje.

Bullgari Nikola Popov do ta thotë fjalën kryesore nesër mbrëma në Serravalle.

Ndihmës të tij do të jenë Georgi Todorov dhe Miroslav Maksimov, teksa gjyqtar i katërt është Georgi Dimitrov./Demokracia.com/