Kur kanë mbetur edhe 3 ditë nga përballja mes Francës dhe Shqipërisë, ndeshje e vlefshme për eliminatoret e Euro 2020-ës, UEFA ka publikuar sot edhe gjyqtarët e përzgjedhur për të vënë drejtësi në “Saint Denis”.
Bëhet fjalë për spanjollin Jesus Manzano, i cili do të asistohet nga Diego Sevilla dhe Angel Rodriguez, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Jose Sanchez.
Manzano është 35-vjeçar dhe mban prej 5 vitesh stemën e FIFA-s, ndërsa ndeshja e fundit që ka gjykuar ka qenë ajo mes Villarealit dhe Real Madridit, të dielën e kaluar në La Liga.
loading…







