Gjykata vendos një muaj arrest shtëpiak për gjinekologun në rastin e vajzës së Drenasit

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm –Divizioni për Çështje Penale ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër të pandehurit Fehmi Ahmeti për shkak të veprës penale ndërprerja e pa lejuar e shtatzënisë nga neni 184 parë të Kodit Penal Republikës së Kosovës.

Gjykata ka marr aktvendim dhe të pandehurit F.A iu është caktuar masa e arrestit shtëpiak prej datës 07.02.2019 deri me datë 06.03.2019.

Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri F.A datë. 15.01.2019 në kundërshtim me Ligjin 03/L-10 për ndërprerjen e shtatzënisë, në ordinancën e tij private specialisktike-gjinekologjike ka bërë ndërprerjen e shtatzënisë ndaj të dëmtuarës A.G.

Gjykata ka konstatuar se kërkesa për caktimin e arrestit shtëpiak është bërë duke pasur parasysh peshën e veprës penale, pasi që i pandehuri po të gjendet në liri, ekziston rreziku se i njëjti do të ndikoj tek dëshmitarët apo të arratiset me qëllim që ti shmanget përgjegjësisë penale.

Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovë