SHBA

Gjykata Supreme e Michiganit vendos në favor të Trump për pjesëmarrje në zgjedhjet paraprake

Gjykata Supreme e Michiganit ka rrëzuar përpjekjen për t’ia ndaluar ish-presidentit amerikan, Donald Trump, pjesëmarrjen në zgjedhjet e paraprake të vitit 2024 në SHBA.

Ky vendim i marrë nga Gjykata e Michiganit është një vendim pozitiv për Trump dhe synimet për të garuar në zgjedhje.

Vendimi i të mërkurës që është marrë nga Gjykata Supreme e Michiganit është në kontrast me vendimin që ka marrë ditë më parë Gjykata Supreme e Kolorados, vendim që e ia ka ndaluar Trumpit pjesëmarrjen në zgjedhjet primare të vitit 2024 “për shkak të rolit të tij në trazirat e 6 janarit në Capitol Hill”.

Ky vendim i Kolorados është pauzuar për shkak të apelimit që është bërë nga Trump.

Paditë që sfidojnë kandidaturën e Trump janë depozituar në më shumë se 25 shtete përpara zgjedhjeve të vitit 2024, megjithëse çështja e Kolorados sipas “CBS news”  shënon kërcënimin më të menjëhershëm për fushatën e tij.

Në Minesota, gjykata e lartë e shtetit hodhi poshtë padinë që kërkonte të përjashtonte Trumpin nga votimi për zgjedhjet paraprake republikane sepse është një “zgjedhje e brendshme partiake për t’i shërbyer qëllimeve të brendshme partiake” dhe nuk e kualifikon automatikisht fituesin për zgjedhjet e përgjithshme”

Në SHBA zgjedhjet paraprake mbahen për të emëruar delegatë në një konferencë partie ose për të përzgjedhur kandidatët për zgjedhjet kryesore, veçanërisht presidenciale.

BONUS VIDEO: Brezovica Live