Gjykata refuzon ankesën e Gramoz Vokrrit, konfirmon ligjshmërinë e Kuvendit të 6 prillit

Gjykata Themelore e Prishtinës ia ka refuzuar ankesën Gramoz Vokrrit, i cili ishte në proces për të garuar për postin e të parit të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Vokrri ishte ankuar në gjykatë se Kuvendi Zgjedhor i FFK-së është i parregullt. Megjithatë, gjykata e ka vlerësuar si të pabazuar ankesën e tij.

Gramoz Vokrri

Kësisoj, Gjykata Themelore në Prishtinë, me dy vendimet e saja ka konfirmuar ligjshmërinë e thirrjes së Kuvendit të rregullt zgjedhor për kryetar të FFK-së i caktuar për datën 6 prill 2022.

Gjykata Themelore në Prishtinë përmes këtyre dy aktvendimeve nuk ka gjetur asnjë shkelje dhe paligjshmëri në lidhje me Kuvendin e FFK-së që do të mbahet më datën 6 prill 2022 dhe as me kompetencat e Sekretarit të FFK-së, në mbarvjatjen e këtij Kuvendi.