Gjykata në Prishtinë ua vazhdon paraburgimin dy serbëve të dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Gjykata në Prishtinë ua zgjati edhe për edhe dy muaj paraburgimin, pjesëtarit të Policisë Nedelko Spasojeviq dhe Marko Roshiqit, të dyshuar për vrasjen e liderit të Iniciativës IQOI, Oliver Ivanoviq me 16 janar 2018, raporton KTV.

Këta të dy të hënën hynë në grevë urie sepse gjykata nuk ua ka miratuar kërkesën për zhvendosje nga paraburgimi nga Podujeva në Mitrovicë, ka thënë Negovan Sharanoviq, avokat i Spasojeviqit.