Gjykata Themelore

Gjykata jep detaje për policin që dyshohet se dhunoi dhe ngacmoi një të mitur, ia cakton 1 muaj praburgim

Gjykata Themelore në Gjakovë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji policit të arrestuar dje, E.S, për veprat penal “Dhunim” dhe “ngacmim”.

Sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Gjakovës, “me datë të pa caktuar të muajit janar 2022, në shtëpinë e tij në Gjakovë, ka kryer marrëdhënie seksuale me personin tjetër, përkatësisht me të miturën …. …… e lindur 2006, me të cilën i pandehuri ishte njoftuar përmes rrjeteve sociale në vitin 2021 dhe më pas ka krijuar lidhje dashurie, ndërsa në janar të vitit 2022 edhe pse në dijeni për moshën e saj të re, ende pa i bërë gjashtëmbëdhjetë (16) vjeçe, me të ka kryer marrëdhënie seksuale. Me datë të pa caktuar të muajit nëntor 2023, i pandehuri edhe pse në dijeni se tashmë e dëmtuara …. …… është në lidhje tjetër dashurie, vazhdimisht i shkruan që ti kthehet lidhjes, sjellje kjo tek e dëmtuara e përciellur me shqetësim pasi që në dhjetor të vitit 2022, e kishte ndërprerë lidhjen”.

Gjyqtari i procedurës paraprake Sulltan Dobraj, ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin në fjalë dhe se ekziston mundësia reale që i njëjti të pengojë në rrjedhën e procedurës penale duke ju shmangur drejtësisë, duke ndikuar në dëshmitarë, apo duke e përsëritur veprën penale.