Dervish Hasi

Gjykata e Tiranës cakton arrest me burg për kirurgun që abuzoi me të miturën

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për Dervish Hasin.

E seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura, raporton euronews.al.

Mjeku akuzohet nga prokuroria për trafikim të të miturve dhe pornografi. Fillimisht ai u akuzua për veprën penale të prostitucionit.

Dervish Hasi, 42 vjeç, me profesion kirurg është personi i cili u arrestua nga policia e Tiranës të enjten, si abuzues i një vajze të mitur.

Kanë qenë familjarët e 16-vjeçares të cilët kanë bërë denoncimin në polici, edhe pse ishin prej kohësh për marrëdhënien e vajzës së tyre me 42-vjeçarin.

E mitura nuk bashkëjetonte me mjekun, por shkonte shpesh në banesën e tij, ku familjarët e këtij të fundit ishin në dijeni për lidhjen e pazakontë dhe poligaminë.

Ndërsa Hasi, një mjek dhe besimtar, bashkëjetonte me tri gra në kryeqytet.

Kirurgu aplikonte në mënyrë të paligjshme një jetë poligame dhe e prezantonte të miturën si gruan e tij të katërt.

42-vjeçari kishte hapur një grup në rrjetet sociale, ku shpërndante videot erotike me gratë e tij.

VIDEO BONUS: Haliti s’i përjashton koalicionet: Do punojmë për të dalë partia e parë