Lulzim Jashari ditë më parë u rrah për vdekje nga dy persona tjerë, në Podujevë.
Ngjarja ndodhi kur dy djem të rinj ia zurën atij priten me veturë, e pastaj e rrahën deri në vdekje, duke e goditur me shkop bejsbolli.
Sot në Podujevë është organizuar një marsh, ku u kërkua drejtësi për Lulzimin.
E, ky marsh, nisi prej vendit ku ndodhi krimi.
Ekipi i Ballkani.info ishte në këtë vend dhe aty shihen se akoma qëndrojnë gjurmët e gomave, nga frenimi i vrullshëm që të rinjtë ia kanë bërë veturës.
Madje, në videon e Ballkanit shihet edhe emocionimi i djalit të dajës së Lulzimit.







