Gjuriqit i dhemb fakti që SHBA’ja po armatos Kosovën, thotë që kosovarët kanë nevojë për libra

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Djuric ka thënë se “disa vende të NATO-s po konkurrojnë të dorëzojnë armë më të mira dhe më shumë në Prishtinë”.

Ai për televizionin publik serb tha se “nëse doni të ndihmoni shqiptarët në Kosovë, dërgojuni atyre libra dhe mos u dërgoni tanke” sepse siç tha Djuric “ata nuk do të hyjnë në Kombet e Bashkuara, UNESCO ose Interpol me tanke”, transmeton Klan Kosova.

Djuric deklaroi se Serbia është gjithmonë e përkushtuar për paqen, por gjithashtu është e gatshme të mbrojë veten.