BIA

Gjuriq mund të bëhet shef i BIA-s, në pritje të miratimit të Vuçiqit

Ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq, u largua nga kjo detyrë dhe në javët në vijim atij do t’i jepet një detyrë e re.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq po llogarit seriozisht te ai, ndërsa gazeta Nova raporton se ai mund të jetë drejtori i ri i inteligjencës – pra, BIA-s.

Tomislav Radovanoviq, njeriu i cili aktualisht udhëheq shërbimin sekret serb është ende në statusin e ushtruesit të detyrës, ndërsa Gjuriq, sipas Nova-s ka besim të madh në krye të partisë dhe është i pranueshëm për disa prej shteteve të huaja.