Gjuriq ‘ia bën qejfin’ vetës, thotë se politikanët kosovarë i ka kapur paniku nga argumentet e Serbisë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, u ka dërguar letër të gjithë liderëve të botës, përfshirë edhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ku kritikohet Kosova për masën 100 për qind ndaj mallrave serbe, si dhe kërkohet tërheqja e njohjës.

Sipas Marko Gjuriqit, i ashtuquajturi drejtor i Zyrës për Kosovës në Qeverinë e Serbisë, elita politike shqiptare në Kosovë është në panikë dhe e frikësuar reagon ndaj “luftës së drejt diplomatike të Serbisë”.

“Ramush Haradinaj është i shqetësuar, pasi që të gjitha qeveritë e botës sot janë njohur me argumentet e pabazuar të natyrës së dhunshme të regjimit në Prishtinë”, ka thënë ai, transmeton Ballkani.info.

Ai tutje ka shtuar se Haradinaj është i vetme i cili din të flas me gjuhën e dhunës.

“Ai (Haradinaj) nuk e kupton se mania e tij si sigurim dhe kodi i sjelljës në botën civilizuese nuk përfillen dhe se nuk janë pjesë e instrumeteve paqësorë politik”, ka thënë Gjuriq.

Në fakt, Serbia është ajo që po brengoset dhe e ka kapluar paniku pas vendosjes së taksës 100 për qind ndaj mallrave serbe.

Serbia që nga periudha e vendosjes së taksës, më shumë se një muaj, i ka humbur mbi 35 milionë euro, pasi që hyrja e mallrave serbe në Kosovës ka rënë deri në masën 80 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Vjet, gjatë kësaj kohe, në Kosovë nga Serbia kishin hyrë mbi 2800 kamionë me mallra, ndersa sivjet, vetë, 174. /Ballkani.info/