Gjuriq: Do ta vazhdojmë luftën

Kreu i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka mirëpritur fitoren e Listës Serbe në katër komunat në veri të Kosovës, duke thënë se ky është një lajm i mirë.

“Ne do të vazhdojmë të luftojmë. Ky është dështim dhe mos sukses i atyre që bënë thirrje për bojkotimin e këtyre zgjedhjeve dhe dështim i përpjekjeve të Prishtinës, që përmes kandidimit të shqiptarëve, të marrë kontrollin mbi veriun”, tha Gjuriq në një konferencë shtypi në Beograd, përcjell ksp.

Sipas rezultateve të para, Lista Serbe ka fituar me nga rreth 95 për qind në të katër komunat në veri të Kosovës.