Gjuetia

Gjuetia nuk iu shkoi si duhet, gjuetarët u ndoqën prej një tufe elefantësh (Video)

Gjuetarët e pajisur me armë të gjata, u ndoqën prej tufës së elefantëve derisa kishin dalë për gjah në Namibi.

Në momentin që e qëlluan njërin prej elefantëve, të tjerët u shqetësuan dhe nisën t’i ndjekin derisa lëshon edhe thirrma të ndryshme, transmeton Telegrafi.

“Qëlloje mes syve”, dëgjohet duke thënë njëri prej tyre, para se të detyrohen të ikin prapa.

Pamjet e shpërndara, janë kritikuar ashpër nga mbrojtësit e të drejtave të kafshëve, të cilët kërkojnë të ndalohet gjuetia ndaj elefantëve.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=2&v=puyrAgAMvPk