“Gjueti shtrigash, inkuizicion”, sindikalisti me akuza të rënda ndaj shefave të shëndetësisë në Kosovë

Këshilli i Shoqatës Sindikale të Infermierëve të Kosovës, ka dërguar një kërkesë te Avokati i Popullit për shtesat e nënpunësve shëndetësorë.

Sipas tyre kriteret për marrjen e kësaj shtese bien ndesh me vetë Ligjin e Pagave nr. 08/L-196, pasi rregullorja po edhe në Ligj qartazi specifikon se përfitues të kësaj shtese sipas tyre janë të gjithë nënpunësit e sistemit shëndetësor që karrieren kane vendosur t’a përqendrojnë  në sektorin publik.

Anëtari i Këshillit Inicues, Enlirat Duraku, në një reagim në rrjetin e tij në Facebook ka thënë se Bordi i SHSKUK i ka tjetërsuar anëtarët ne inkuizicionist të cilët sipas tij vikendeve thërrasin drejtorët e QKUK-së për raportime të panevojshme.

“Në vend që Bordi i SHSKUK t’i marrë në përgjegjësi ata të cilët kanë shkelë ligjin dhe kanë përjashtuar komunitete të tëra nga Ligji i Pagave, nga shtesat e tregut dhe shtesat e nëpunësve të sistemit publik shëndetësor, në vend që të reagojnë ndaj diskriminimit i cili i’u është bërë komuniteteve infermierore, Bordi i SHKUK i ka tjetërsuar anëtarët ne inkuizicionist të cilët vikendeve thërrasin drejtorët e QKUK-së për raportime të panevojshme, duket vetëm për t’a arsyetuae inkompetencën e tyre, dështimet, qoftë në planifikimin e resurseve humane apo edhe mbulimin e turpit që ka ndodhur me konkursin e manipuluar për pranimin e infermierëve në QKUK, ku edhe ka dëshmi të pakomtestueshme që testimi ka qenë jo-valid me rastin e rrjedhjes së testit nga salla e testimit dhe marrja e përgjigjieve të sakta nga jashtë”, thuhet në reagimin e tij.

Më tutje ai ka kritikuar edhe ministrin e shëndetësisë, Arben Vitia, i cili sipas tij ka qenë i informuar por nuk ka reaguar.

“As Arbeni nuk është jasht kësaj sepse padyshim ka qenë i njoftuar që komunitetet infermierore janë përjashtuar nga Ligji i Pagave. Është e rrugës moralisht, kuptohet për ata që kanë moral të dorëhiqen nga Bordi, sepse është një njollë e cila do i përcjellë sa të jenë gjallë, nuk kuptimin se si i kanë trajtuar infermierët dhe se me vetëdije e kanë pranuar shkeljen e ligjit, ndërsa nuk kanë reaguar, e që do të thotë nuk janë të sinqertë në atë që bëjnë, thonë apo veprojnë. Arbeni si dha dorëheje apo jo, ai ka dështuar, nuk ka rëndësi më”, është shprehur sindikalisti.