Mbrëmë rreth orës 22:40 është raportuar për gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Gani Saramati” në Prizren.
Lidhur me këtë, Shaqir Bytyqi, zëdhënës në policinë rajonale të Prizrenit, tha për Ballkani.info se viktima e rastit (A.K. d.l.1995 nga Korisha) është paraqitë në stacionin Policor të Prizrenit.
Lidhur me rastin policia pasi ka mbledhë provat dhe dëshmitë e mundshme, në konsultim me prokurorin e shtetit kanë filluar hetimet për rastin e klasifikuar si “Vrasje në tentativë”.
Tutje Bytyqi tha se me urdhër të prokurorit kujdestar është bastisë shtëpia e të dyshuarve, por nuk është gjetur asgjë e dyshimtë apo e ndaluar me ligj.
“Mbrëmë me datë 30.03.2924, rreth orës 22:40 është raportuar per gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Gani Saramati” në Prizren. Viktima e rastit(A.K. d.l.1995 nga Korisha) është paraqitë në stacionin Policor të Prizrenit. Ai ka raportuar se deri sa ka qenë në automjet në lëvizje njëri nga dy të dyshuar të njohur për viktimën nga automjeti I tyre I cili ishte gjithashtu në lëvizje, ka nxjerrë armën- pistolet dhe ka shtënë në drejtim të automjetit të tij. Nga të shtënat askush nuk ka marr lëndime. Policia pasi ka mbledhë provat dhe dëshmit e mundshme, në konsultim me prokurorin e shtetit kan filluar hetimet për rast të klasifikuar si “Vrasje në tentativë”. Policia i ka kërkuar të dyshuarit në shtëpin e tyre në Prizren,por ata janë larguar dhe nu është ditur vendqëndrimi I tyre. Gjithashtu me urdhër të prokurorit kujdestar është bastisë shtëpia e të dyshuarve, por nuk është gjet asgjë e dyshimt apo e ndaluar me ligj. Hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve kan vazhduar me hetimimin e rastit dhe pasi që kan ra në kontakt me të dyshuarit, ata sot me datë 31.03.2024 rreth orës 13:00 janë dorëzuar në polici, gjithashtu edhe arma-pistoleta e përodrur është gjet dhe sekuestruar. Pas intervistimit në prezencën e avokatëve mbrojtës të dy të dyshuarev, me urdhër të prokurorit i është caktuar ndalimi policor për 48 orë”, ka thënë Bytyqi. /Ballkani.info/








