Gjuajtje më armë zjarri si nëpër filma në Prekaz, policia jep detaje

Një vrasje në tentativë ka ndodhur sot pas mesnatës në Prekaz.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Fexhrie Pllana, ka bërë të ditur për Demokracia.com se sot pas mesnatës, një veturë që ishte në lëvizje është sulmuar me armë zjarri.

“Sot me datë 04.07.2022 rreth orës 01:30 është raportuar se sa ka qenë një automjet në lëvizje është sulmuar me armë zjarri nga persona të panjohur”, ka treguar Pllana për Demokracia.com.

Ajo ka bërë të ditur se tashmë është identifikuar i dyshuari, i cili është i moshës 31-vjeçar dhe ndaj tij është caktuar edhe masa e ndalimit dhe rasti është iniciuar si vrasje në tentativë.

“Pas një pune policore është arritur të identifikohet dhe të arrestohet personi i dyshuar A.J., 31-vjeçar, ku si provë materiale është  konfiskuar një armë, një karikator i zbrazur dhe 8 gëzhoja, me urdhër të prokurorit të dyshuarit në fjalë ju ka caktuar masa ndalimit policor për 48 orë, dhe ndaj tij është iniciuar rasti vrasje në tentativë”, ka thënë Pllana. /Demokracia.com/