Prishtinë

Gjuajtje me armë në mes policisë dhe grabitësve në Prishtinë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në rrugën “Bashkim Fehmiu” në Prishtinë, të mërkurën  një zyrtar policor ka hasur në dy të dyshuar të cilët ishin duke vjedhur një automjet.

Në momentin kur zyrtari policor është prezantuar, njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.

Zyrtari policor është detyruar të kundërpërgjigjet, po ashtu, me armë zjarri.

Nuk raportohet për të lënduar as të arrestuar