Anëtari i Kryesisë

Gjoshi, PDK: Krenari të jem pjesë e Kryesisë me figurat e ndritura të lirisë dhe të rinjtë me shumë potencial

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi, është shprehur i emocionuar pas mbledhjes së parë konstituive të Kryesisë së re.

Ai ka shkruar në faqen e tij në Facebook se është ndier krenarë që në Kryesi rrethohet nga themelues të UÇK-së dhe të rinj të dëshmuar e me shumë potencial për të ardhmen e vendit.

Deklarata e plotë e Betim Gjoshit:

Çfarë emocioni i veçantë të jesh pjesë e kësaj Kryesie të PDK-së. Rreth kësaj tryeze i gjen të gjitha nga PDK-ja. Lidhja e fortë e saj me historinë e lavdishme të luftës për liri dhe shtetndërtim. Në mesin tonë është bashkëluftëtari i Adem Jasharit, Jakup Nura, e pak më tej dy anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Buja e Bashota.

Dy ambasadorët që kanë nderuar vetën e Kosovën me përfaqësim në qendrat e mëdha botërore në Uashington e Bruksel, Vlora e Bernardi, janë në Kryesinë e PDK-së, sikurse në mesin tonë ka edhe Ministra shembull në Qeveri. Secili nga anëtarët tjerë të Kryesisë është i tillë, me bagazh më të madh se tjetri. Na priftë e mbara! @partiademokratikeks @memlikrasniqi