Gjoshi i PDK-së: Abazit dhe Kurtit iu dhëmb fakti që kurdo flitet për historinë aty e gjejnë Thaçin me shokë

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, ka reaguar ndaj deputetit të Vetëvendosjes, Haki Abazi, duke thënë se ky i fundit dhe shefi i tij politik, Albin Kurti duan ta fshijnë pjesën e ndritur të kombit, luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjoshi ka shtuar në Facebook se kur flitet për historinë e shqiptarëve, askund nuk gjendet Abazi e as Albin Kurti, ndërsa Hashim Thaçi me shokë, po.

“Edhe Haki Abazit, por edhe shefit të tij, Albin Kurtit, iu dhemb fakti se kurdo që të flisni për shqiptarët dhe historinë e tyre, aty do ta gjeni edhe Hashim Thaçin me shokë në shërbim të kombit. E di se keni dëshirë të zjarrtë ta fshini pjesën e ndritur të kombit, Luftën e UÇK-së, por nuk do t’ia arrini. E kur do të flitet për historinë e shqiptarëve, askund nuk do t’i gjeni Haki Abazin e Albin Kurtin me shokë si ta”, ka shkruar Gjoshi.