Tenisti serb Novak Gjokoviq ka kaluar në finale të Roland Garros, pasi ka mposhtur në gjysmëfinale Rafael Nadalin 3:1 në sete.

Numri një në botë triumfoi 3:6, 6:3, 7:6 dhe 6:2 ndaj Nadalit, për të cilin kjo ishte vetëm humbja e tretë në Roland Garros gjatë gjithë karrierës së tij, pasi numëron 105 fitore.

Tenisti spanjoll është fitues rekord i këtij turneu plotë 13 herë, që zhvillohet në fusha me dhe, dhe është kryesisht i njohur si ‘’mbreti i dheut’’ në botën e tenisit.

Nadal kishte një rekord 13:0 në gjysmëfinale të Roland Garros, deri kur u mposht sonte nga Gjokoviqi.

Gjokoviq në finale do të takohet me tenistin grek Stefanos Tsitsipas të dielën.