La Liga

Gjithçka zyrtare, La Liga konfirmon shtyrjen e sfidës Granada-Valencia

Një kompleks banesash, në lagjen “Campanar”, në Valencia u përfshi nga flakët, orët e vona të së enjtes, duke shkaktuar vdekjen e 4 personave, si dhe plagosjen e 15 të tjerave, teksa sipas rarpotimeve më të fundit të mediav spanjolle, numri, fatkeqësisht mund të rritet ende, teksa 9-15 persona janë ende të zhdukur.

Me anë të një deklarate, për shtyp, fillimisht klubi i Valenca u shpreh se do t’i kërkonte bordi ttë La Liga shtyrjen e këtij takimi, të velfshëm për javën e 26-të të kampionatit spanjoll të futbollit dhe mesa duket gjyqtari i garave, të Federatës Spajolle të Futbollit ka pranuar kërkesën e Valencias dhe Levantes për shtyrjen e ndeshjeve përkatëse.

“Këto janë kohë shumë të vështira. Është një ditë në të cilën futbolli është në prapaskenë, ka gjëra në jetë që kanë shumë më tepër vlerë. Duhet të solidarizohemi me këtë situatë dhe të falënderojmë të gjithë njerëzit që kanë ndihmuar për të shmangur një situatë edhe më të rëndë”,- deklaroi Ruben Baraja, trajner i Valencia, në një konferencë të posaçme për shtypin. /Ballkani.info