Gjithçka që duhet të dini para super-meçit, Anthony Joshua – Andy Ruiz

Adhuruesit e boksit sonte prej orës 22:00, do t’i kenë sytë në rimeçin Anthony Joshua- Andy Ruiz, i cili do të zhvillohet në Arabinë Saudite.

Ndeshjen e parë të zhvilluar me 1 qershor të këtij viti e kishte fituar Andy Ruiz, duke ia rrëmbyer çmimet britanikut Anthony Joshua në peshat e renda WBA, WBO dhe IBF.

Anthony Joshua, do ta ketë meçin e dytë jashtë territorit të Britanisë, herën e parë nuk e kishte përjetuar mirë, pasi humbi nga Ruizi, por këtë statistikë negative pret që ta përmirësoj sonte.

Bile ai, ka thënë se nëse nuk do të fitoj sonte do të jetë katastrofë për të.

“Do të jetë definitivisht një katastrofë nëse humbi, por unë nuk po e mendojë humbjen .Do të jetë një biznes i madh kur të fitoj. Por, do të ishte aq keq edhe nëse humbi, por më e mirë do të ishte kur të fitoj. Këtu kemi dy anët e monedhës dhe unë duhet të fitoj patjetër, pasi ata tre tituj më takojnë vetëm mua”, ka thënë Anthony Joshua.

Kurse njëri prej boksierve më të mirë në botë në peshat e rënda, Tyson Fury, mendon se edhe këtë duel do ta fitoj Andy Ruiz.

“Por trashalluqi i vogël del dhe e rrëzon brenda shtatë raundesh. Pres që të ndodhë diçka e përafërt me meçin e parë“,  e ka komentuar Tyson Fury, meçin i cili do të zhvillohet mes Joshuas dhe Ruizit.

Anthony Joshua i ka zhvilluar 23 ndeshje, duke i fituar 22 prej tyre dhe është mposhtur vetëm njëherë nga Andy Ruiz. Joshua 21 meçe i ka fituar me nokaut.

Kurse Andy Ruiz, i ka zhvilluar 34 ndeshje, duke i fituar 33 prej tyre, 22 meçe i ka fituar me nokaut.

Kujojmë se Anthony Joshua është 30 vjeçar, ka nënshtetësi britaneze dhe ka lindur me 15 tetor të vitit 1989 në Watford.

Po ashtu edhe Andy Ruiz është 30 vjeçar, dhe ka lindur me 11 shtator të vitit 1989, ka nënshtetësi amerikane dhe meksikane.