Gjithçka gati që Messi të debutojë te Paris Saint-Germain

Lionel Messin e ndajnë vetëm pak minuta nga debutimi te Paris Saint-Germain.

Ylli argjentinas u larguar pas 21 vitesh qëndrimi te Barcelona, duke kaluar më pas te parisienët në fillim të këtij muaji si lojtar i lirë.

Lojtari 34-vjeçar kishte dëshirën që të vazhdonte të qëndronte edhe më tej në Camp Nou, mirëpo kriza financiare e klubit nuk e lejoi atë të vazhdonte kontratën.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë do ta bëjë sonte (e diele) debutimin në takimin ndaj Remis që fillon në ora 20:45, skuadër kjo që ka dy shqiptarë si Valon Berisha dhe Arbë Zeneli, me këtë të fundit që vuan nga lëndimi.