Gjithçka gati për turneun në nderim të Fadil Vokrrit

Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë të ditur se gjithçka është gati për turneun që do të mbahet në nderim të legjendës së futbollit, Fadil Vokrri.

Ky turne është organizuar nga Federata e Futbollit të Kosovës, këshillit organizativ të saj dhe do të mbahet në datëlindjen e Vokrrit, 23 korrik në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Në këtë turne do të marrin pjesë veteranët e skuadrës së Flamurtarit nga Vlora, Veteranët e Tetovës, Llapit e Prishtinës, njofton FFK.

Fadil Vokrri ka lindur më 23 korrik 1960 në Podujevë ndërsa ka vdekur më 9 qershor 2018.