Gjithçka gati për Kampionatin e dytë dhe madhështor të Kosovës në Golf

Është gjithçka gati për fillimin e Kampionatit të dytë shtetëror të Kosovës në golf.

Drejtuesit e Federatës së Golfit të Kosovës, si organizatore e kësaj gare, ka mbajtur sot konferencë për shtyp, përmes së cilës i kanë shpalosur detajet e këtij kampionati.

Lavdim Zylfiu ka zbuluar se kjo gare prestigjioze do të mbahet më 2 tetor në Resortin e Golfit “Heitlinger Genusswelten në Ostringen” në Gjermani.

Në këtë Kampionat do të marrin pjesë rreth 55 lojtarë të Kosovës, të cilët do të udhëtojnë nga shtete të ndryshme të botës si nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar, Norvegjia, Suedia, Zvicra, Austria, Holanda, Kosova dhe nga brenda Gjermanisë.

Federata e Golfit të Kosovës insiston se pjesëmarrja masive e garuesve do ta shndërrojë këtë ngjarje si Kampionatin më madhështor të organizuar ndonjëherë nga kjo Federatë.