Gjithçka e kryer, Shqipëria vazhdon me Rejan

Tashmë duket se marrëveshja është arritur. FSHF dhe Edi Reja do të lidhin një kontratë të re mes tyre, e cila do të vazhdojë edhe për 4 vitet e mëtejshme.

Më herët gjatë ditës së djeshme, u bë i njohur lajmi se Reja pretendonte që të firmoste kontratën e re për 2 vite, ndërsa FSHF ia ofronte për një periudhë prej 4 vitesh.

Gjithsesi, në orët e vona të mbrëmjes “Top Channel” shkruan se marrëveshja është arritur, dhe Reja me kontratën e re 4-vjeçare, pritet të fitojë edhe 25 mijë euro në muaj.

Kontrata e teknikut 74-vjeçar parashikohet të përfundojë në vitin 2024. Për katër vite ai pritet t’i marrë të paktën 1 milionë e 200 mijë euro pa bonuse.