Gjithçka çon drejt marrëveshjes VV-LDK, partia e Mustafës do ta ketë kryeparlamentarin 4 vjet
Tashmë kur kemi hyrë në 48 orëshin e fundit të votimit të qeverisë së re të Kosovës, e përcaktuar për të hënën e 3 shkurtit, gjërat duket se po qartësohen.
Qartësimi ka të bëjë me formulën e koalicionit qeverisës ndërmjet VV-së dhe LDK-së.
Ballkani.info merr vesh eksluzivisht se marrëveshja është arritur dhe se ka mbetur finalizimi zyrtar ndërmjet Kurtit dhe Mustafës.
Sipas këtij dakordimi, LDK-ja do ta ketë kryeparlamentarin për katër vjet, jo për një vit siç ishte kërkuar paraprakisht deri në zgjedhjen e presidentit.
Ministritë do të ndahen 5 me 5, ndërkaq marrëveshja për presidentin do të jetë sekrete ku VV-ja ia voton kandidatin LDK-së.
E këtë raportim të Ballkani.info tash po e konfirmon edhe Gazeta Express.
LDK dhe LVV janë duke i shikuar detajet e fundit të një marrëveshje, mirëpo tashmë pengesa që qëndronte në mes të tyre, ajo e Kryetarit të Kuvendit, është eliminuar.
Isa Mustafa dhe Albin Kurti po duket se kanë tejkaluar dallimet që penguan për më shumë se 118 ditë arritjen e një “Koalicionit të Shpresës”.
Burimet kanë thënë se marrëveshja LDK-VV është gati ndërsa shumë shpejt pritet të nënshkruhet.
Nënkryetari i Vetëvendosjes nga Parlamenti do të shkojë në Qeveri duke marrë post ministror. Vendin e tij do marrë Vjosa Osmani.
Ndërsa, për pozitën e Presidentit, dy partitë janë marrë vesh të diskutojnë më vonë.
Pro marrëveshjes me Vetëvendosjes kanë dalë figurat kryesore në LDK duke përfshirë edhe Lutfi Hazirin, i cili sot mbajti një konferencë dhe tha se shpejt mund të ndërtohet koalicionin me Vetëvendosjen.
Rikthimi i Lutfi Hazirit nga shërimi i ka dhënë një energji të re negociatave me Vetëvendosjen.
Ndërkohë, kanë kaluar 118 ditë prej kur u mbajtën zgjedhjet dhe Vetëvendosje doli fituese. Më shumë se një muaj kanë kaluar prej se është votuar Kryetari i Kuvendit dhe është hapur mundësia e votimit për Qeverinë e Kosovës.
Deri më tash VV dhe LDK kanë dështuar ta arrijnë marrëveshje shkaku i mospajtimeve për të ndarë pozitat shtetërore.
Prej gjashtë muajsh, Kosova vazhdon të funksionojë me Qeveri në dorëheqje.
Albin Kurti dhe Isa Mustafa ishin takuar një ditë pasi kishin përfunduar zgjedhjet e 6 tetorit. Kishin thënë se koalicioni do të arrihej më së largu 72 orë pasi të certifikoheshin zgjedhjet. Tash, kur më 26 dhjetor është votuar Kryetari i Parlamentit. /Ballkani.info/
Raportimet e Ballkani.info në vazhdimësi: