Gjinovci: Me qenë unë kryetar i Vetëvendosjes i kisha hi prej sekretarit organizativ e deri te dega ma e fundit reformë

Aktivisti Rron Gjinovci ka reaguar pas rezultatit të publikuar nga KQZ në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Gjinovci përmes një postimi në Facebook tha se po të ishte kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, do kishte përë reforma në këtë parti.

Ai shtoi se 50%-shi nuk ishte rezultat i punë por i rrethanave politike te asaj kohe kur ka ndodhë.

Ky reagim erdhi pasi VV-ja arriti të fitojë vetëm në 3 komuna në rundin e dytë, ndërsa 4 gjithsej.

Postimi i plotë:

Me kon unë kryetar partije në VV, i kisha hi prej sekretarit organizativ e deri te dega ma e fundit, reformë/zgjedhje. Duhet me kuptu partija që 50%-shi nuk eshte/ishte rezultat i punes se organizates dhe aktivisteve, po i rrethanave politike te asaj kohe kur ka ndodhë. Organizata qe nuk mundet me kapitalizu ate situate dhe ato rrethana, pra 50%-shin, me e absorbu tpakten ni pjesë të madhe të tij, i bjen që eshte jashtezakonisht e pastrukturume dhe e pafuqishme, si rrjedhim i duhet reformim i thellë. 3 vjet para zgjedhjeve të ardhshme, eshte koha perfekte per me nise reformen.