Gjinovci – Latifit: Ku e ki Mitralozin, pse s’pe qet tash? Latifi: Ky i yti, hipi në kerr i iki si qyqe

Profesori universitar, Blerim Latifi, i ka reaguar ashpër analistit politik, Rron Gjinovci, lidhur me temën e largimit të kreut të VV’së, Albin Kurtit, nga Mitrovica e Veriut pas dhunimi.

Në një pjesë të debatit në emisionin ‘Pressing’ e ka pyetur Gjinovci Latifit “ku e ki mitralozin, pse s’pe qet tash”, teksa e ka akuzuar se në emër të luftës i ka fituar pozitat që i gëzon.

Profesori universitar i ka kundër reaguar atij, përgjatë debatit, duke thënë se largimi i Kurtit nga Veriu i Mitrovicës ka sjellë pasoja.

“Qeveria kur jom kanë këshilltar une e ka ngrehë Gjuriqin zhag. e Ky i yti, u hyp në kerr e u ikë si qyqe. 20 vjet ka bërtit Veliu Veliu, sot iu dha shanca, iku. U la mu sha nana shqiptare, u la mu sha kombi shqiptar, e iku”, ka deklaruar Gjinovci.