Rasti i abuzimit seksual me nxënësen 16 vjeçare nga Drenasi ka tronditur opinionin në Kosovë.
Policia deri më tash ka arrestuar zyrtarin policor Vesel Veselin dhe mësimdhënësin Shkëlzen Xhekaj. Mësimdhënësi po ashtu është ripezulluar nga puna.
Ndërkaq gjinekologu Fehmi Ahmeti i cili kreu abortin e shtatzënisë së 16 vjeçares mbetet ende pa ndonjë ndëshkim.
Gjinekologu Fehmi Ahmeti, ka pranuar për mediat se ka kryer abortin e shtatëzanisë së 16 vjeçares, me pretekstin se ky i fundit nuk ka qenë në dijeni se e mitura ka qenë e detyruar të kryej abortin.
Gjinekologu Ahmeti, përveç punës së tij në Ordinancën “Kestrina” në Prishtinë, ai ushtron detyrën edhe si ligjerues në Universitetin e Prishtinës, përkatësisht si asistent në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Ai më 26.05.2015 ishte pranuar si asistent i angazhuar me honorar në lëndën Giinekologi.

Gjinekologu, Fehmi Ahmeti, ka thënë dje se momentin kur vajza ka ardhur në ordinancën e tij, ishte në moshë madhore.
“Ajo kur ka ardh ka qene në moshën madhore, dikun 18 vjet e 6 muaj”
Ahmeti shton se vajza ka ardhur e vetme dhe nuk ka vërejtur se ka qenë e detyruar nga dikush që të abortojë.
Ai thotë se nuk ka ndonjë lidhje me policin nga Drenasi, dhe se ligji ia lejon abortin në këtë moshë.
Ndërkaq klinikën e tij e kanë vizituar edhe inspektorati Policor i Kosovës.
Mjeku mohon të jetë arrestuar nga policia.
Ahmeti po ashtu është edhe Anëtar i Shoqatës së Gjinekologëve të Kosovës.
Ballkani.info gjatë tërë ditës ka provuar të flas me gjinekologun, por në vazhdimësi në telefonin e tij janë paraqitur infermiere të ndryshme duke thënë se ai është i zënë.
Të kujtojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur sot që polici Vesel Veseli të mbahet në paraburgim për 30 ditë. /Ballkani.info/







