Gjimshiti i shënon Strakoshës, Atalanta prek Champions-in

Atalanta po shkakton surprizën në Serinë A. Skuadra nga Bergamo, ku luajnë Berisha e Gjimshiti, nxori përfundimisht nga gara e Champions-it Lazion, pasi triumfoi 1-3 ndaj bardhekaltërve në “Olimpico”, duke u renditur tashmë në vendin e katërt, vetëm një pikë pas Interit të vendit të tretë.

Një fitore e madhe, madje edhe me përmbysje e ekipit të drejtuar nga Gasperini, që tregon se Atalanta e ka seriozisht luftën për Champions.

Lazio kaloi në epërsi që në minutën e 3-të me Parolon, por goli i shpejtë i bardhekaltërve thjesht “gënjeu” tifozët nga Roma se do të merrnin një fitore.

Atalanta, përmbysi gjithçka, duke barazuar në pjesën e parë me Zapata, ndërsa në 45 minutat e dyta realizoi Castagne dhe Berat Gjimshiti, që devijoi me kokë për golin e “knockou”t-it.

Në dy takimet e tjera, Parma barazoi 3-3 me Sampdorian, ndërsa Sassuolo 2-2 me Frosinonen.