ELITA
Gjimnastet e Kosovës nisen për në Slloveni
Ekipi i Kosovës do të përfaqësohet nga katër sportiste, në dy kategori të ndryshme.
Kategoria Children do të përfaqësohet nga Amela Gërbeshi dhe Bora Hoti, kurse kategoria Youth do të përfaqësohet nga Vilëza Zeqiri dhe Valëza Rama.
Gjimnastet do të shoqërohen nga trajnerët e klubit Abeliana Bregu dhe Shkumbin Maqastena.
Pjesëmarrja e Kosovës në këtë aktivitet garues në Maribor u bë falë iniciativës së Klubit të Gjimnastikës “ELITA”, në mbështetje shumë të madhe edhe të prindërve të fëmijëve garues, si dhe disa kompanive private, si: Armakos SH.P.K, Evko SH.P.K, Redoni SH.P.K dhe Melodia PX.
Klubi i Gjimnastikës “ELITA” ka falendëruar këto kompani biznesore për përkrahjen, duke mundësuar pjesëmarrjen e këtyre garuesve në Šalamunov Memorial 2018, në Maribor, aktivitet ky shumë i rëndësishëm për klubin “ELITA”, gjithashtu edhe për shtetin e Kosovës, pasi në këtë garë do të marrin pjesë shtete të ndryshme te botës, si Kroacia, Sllovakia, Hong Kongu, Israel, Egjypti, Austria, Gjermania, Anglia, etj.
“Vlen të theksohet se nga FGJK (Federata e Gjimnastikës e Kosovës) nuk kemi pasur asnjë mbështetje, për shkak të vonesës që ata kanë në marrjen e fondit, gjë e cila është bërë pengesë e madhe. qoftë për aktivitetin që ne po marim pjesë, ashtu edhe për mungesën e organizimit të garave në rang kombëtar”, është bërë me dije në njoftimin e Klubit të Gjimnastikës “ELITA”.
Klubi i Gjimnastikës “ELITA” u ka uruar suksese garueseve në këtë garë.
“Një aktivitet me rëndësi dhe konkurrencë të madhe për ne, por që shpresojmë që vajzat tona, të na nderojnë me një përfaqësim sa më të mirë, duke ngritur sa më lartë emrin e gjimnastikës së Kosovës dhe sigurisht flamurin tonë?? “, është thënë tutje në njoftimin e këtij klubi.
Pas pjesëmarrjes në Itali në qershor të këtij viti, kjo është gara e dytë që garueset e Klubt të Gjimnastikës “ELITA” po marrin pjese në nivel kombëtar.