Gjilani ka bërë edhe një blerje në luftën për mbijetesë. Skuadra e njohur kosovare ka transferuar një futbollist shqiptar nga akademia e Grasshopper.

Komunikatë zyrtare:

Sport Club Gjilani komunikon angazhimin e futbollistit Leunit Sahitaj.

22 vjeçari i lindur dhe zhvilluar në Zvicër është produkt i akademisë së njohur Grasshopper Club Zurich, ndërkohë që debutimin si lojtar profesionist e ka bërë te ekipi tjetër helvet FC Schaffhausen.

Sahitaj luan në pozitën e mesfushorit ofensivë dhe vjen t’i ndihmojë ekipit në objektivat që janë vënë para.

Të gjithë në SC Gjilani i urojnë mirëseardhje Sahitaj dhe i urojnë shumë suksese”, thuhet në njoftimin e Gjilanit. /Ballkani.info