Futboll

Gjilani ndan rrugët me dy futbollistë

Sport Club Gjilani ka njoftuar se zyrtarisht e ka përfunduar bashkëpunimin me futbollistët Egzon Bejtullai dhe Valmir Nafiu.

Bejtullai dhe Nafiu ishin afruar në skuadër këtë edicion, teksa ndarja vjen pas një marrëveshje të dyanshme.

Klubi e falënderoi Egzon Bejtullain dhe Valmir Nafiun për kontributin e dhënë në fanellën kuqebardh, duke u uruar suksese të mëtutjeshme në sfidat e ardhshme. /Ballkani.info