Gjilani merr kreun, Llapi e Drita ndajnë pikët, këndellet Prishtina

Gjilani ka arritur fitore minimale, 1 me 0 ndaj Ballkanit në xhiron e pestë për të marrë kreun e tabelës në Superligë.

Gerhard Progni realizoi golin e fitores për gjilanasit.

Në ndeshjen tjetër, Llapi e Drita kanë ndarë pikët duke barazuar 2 me 2.

Vendasit kaluan herët në epërsi përmes Kastriot Selmanit. Ai shënoi pa vetëm pesë minutash lojë.

Megjithatë, “Intelektualët” u rikthyen me dy gola në pjesën e dytë. Fillimisht e barazoi rezultatin Liridon Leci në minutën e 50-të e në të 86-ën shënoi Fortunato.

Kur pritej që tri pikët të shkonin në Gjilan, në skenë doli Behar Maliqi që në fund shënoi për 2 me 2.

Në ndeshjen tjetër në terminin e njëjtë, Prishtina ka arritur fitore ndaj Trepçës ’89 si mysafire 0 me 1. Ahmed Januzi realizoi golin e vetëm në fitoren e parë të Prishtinës këtë sezon.

loading…