Gjilani ka arritur të marrë një pikë kundër Prishtinës në “Fadil Vokrri” në kohën shtesë.
Ndeshja e luajtur të enjten në kryeqytet u mbyll 1:1.
Prishtina kaloi në epërsi në minutën e 84-t me golin e Besnik Krasniqi nga penalltia.
Mbrojtësi i Gjilanit, Armend Halili e ndali Gauthier Mankendën në zonë dhe pas rishikimit të sistemit VAR, gjyqtari Dardan Çaka vendosi për penallti.
Halili u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë pas ndërhyrjes në Mankendën dhe u përjashtua nga ndeshja me të kuq.
Një pikë shumë të rëndësishme Gjilanit ia siguroi Albert Dabiqaj i cili shënoi me kokë në minutën e 96-të.
Për Prishtinën ishte barazimi i dytë këtë sezon. Skuadra kampione në fuqi e futbollit kosovare mbetet ende pa fitore. Ka dy pikë dhe zë vendin e shtatë në tabelë.
Ndërkaq, për Gjilanin është barazimi i tretë në këtë ndeshje. Me gjashtë pikë zë vendin e gjashtë.







