Skuadra e Gjilanit në IPKO Superligën e Kosovës ka vendosur të vazhdojë bashkëpunimin me portierin i cili mbrojti ngjyrat e klubit në edicionet e fundit, Kenan Haxhihamza.

22-vjeçari nga Rahoveci ka arritur marrëveshje me klubin që edhe në edicionin e ardhshëm garues, të jetë pjesë e kuqebardhëve.

“Vlen të theksohet se bordi drejtues i klubit po punon me ritme të larta për afrimin e futbollistëve të tjerë dhe ditët në vijim pritet zyrtarizimi i tyre”, shkruhet në njoftimin e klubit gjilanas.