Gjilani i rinovon kontratën edhe për dy vite kapitenit të skuadrës

Gjilani sot ka arritur marrëveshjen për zgjatjen e bashkëpunimit me kapitenin e skuadrës, Ylber Kastrati, i cili do t’i vijojë paraqitjet në ekipin kuqebardhë.

Marrëveshja e re me mbrojtësin e qendrës, njëkohësisht dhe kapitenin e skuadrës, është e vlefshme deri në qershor të vitit 2021.

Kujtojmë se Kastrati luan për ngjyrat e Gjilanit prej më shumë se 10 viteve.