Gjilanasit janë të vendosur për rezultate pozitive edhe në pjesën e dytë të kampionatit
Pas Dritës, edhe skuadra tjetër e qytetit, Gjilani i ka filluar përgatitjet për pjesën e dytë të sezonit në IPKO Superligën e Kosovës në futboll.

Pas pushimit dyjavor, gjilanasit kanë stërvitur sot në ambient të mbyllur, respektivisht në njërën nga fushat afër qytetit, e cila zgjati për rreth dy orë, njofton klubi i vjollcë.

“Kryetrajneri i skuadrës Sadat Pajaziti sot pati mundësinë të punojë edhe me prurjet e reja në skuadër, të cilët ju bashkëngjitën pjesës tjetër të ekipit në stërvitjen e ditës së hënë. Treningu i sotëm ishte taktik ku dhe kryesisht futbollistët luajtën me top, gjithashtu pati edhe disa vrapime nga ana e tyre. Grupi i futbollistëve sot shfaqën formë të kënaqshme dhe gjendje të mirë. Stërvitjet skuadra e Gjilanit do t’i vazhdojë ditën e nesërme në terminin e njëjtë”, vazhdon njoftimi i “Skifterave”.

Gjilani pati paraqitje dhe rezultate të mira në pjesën e parë të kampionatit, ndërsa synon të mbetet në pjesën e epërme të tabelës së IPKO Superligës edhe në stinorin pranveror