Gjilani e dyfishoi epërsinë ndaj Llapit, Vushtrria në avantazh kundër Prishtinës

Gjilani e ka dyfishuar epërsinë ndaj Llapit, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Gjilanasit e gjetën golin e dytë në minutën e 18-të përmes Përparim Islamit, i cili shënoi nga afërsia pas një tollovie në mbrojtjen kundërshtare, shkruan “Gazeta Express”.

Paraprakisht, mysafirët kishin shënuar në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë me anë të Granit Jasharit në minutën e shtatë të lojës.

Ndërkohë, në të njëjtën kohë po luajnë edhe Vushtrria me Prishtinën, në duelin tjetër gjysmëfinal.

Vushtrriasit po avancojnë, 1:0 përpara tifozëve të tyre të zjarrtë falë golit të Henry Chibuezes.

Në këtë fazë ekipet do të luajnë në sistemin vajtje-ardhje, për t’u përcaktuar më pas finalisti.